Çfarë vendosi qeveria gjermane pas një maratone debati?
Projekte infrastrukturore
Planifikimi për projekte të mëdha infrastrukturore do të bëhet më fleksibël dhe më i shpejtë. Kjo pikë ka qenë prej kohësh e kontestuar mes FDP-së dhe Të Gjelbërve. Rinovimi i urave do të bëhet me procedura të reja planifikimi- Po ashtu do të forcohet infrastruktura e shinave në Gjermani. Deutsche Bahn për të mbuluar nevojat e investimeve ka nevojë për 47 miliardë euro deri në vitin 2027. Këto fonde do të vijnë nga zgjerimi i tarifës që merret nga trasporti i mauneve nga viti 2024. Planet e qeverisë parashikojnë që të zgjerohen mundësitë për përdorimin e biçkletave dhe trafikun e këmbësorëve dhe autobusëve pa emetime karbonike.
Elektromobiliteti do të forcohet në Gjermani. Në të njëjtën kohë koalicioni qeveritar do të zhvillojë strategjinë për futjen e karburanteve neutrale ndaj klimës, të njohur si E-Fuels. Ligji për përdorimin e sistemeve të ngrohjes proklimatikë nuk do të jetë aq i ashpër. Ligji do të jetë pragmatik dhe do të respektojë aspketet sociale, thuhet. “Kemi arritur përshpejtim masiv të planifikimit”, tha bashkëkryetarja e partisë Të Gjelbrit pas debatit të koaliconit qeveritar./DW
Fraksion.com