Life StyleTë fundit

Aktoret e njohura që refuzojnë të dalin nudo në ekran

Skenat nudo në prodhimet e kinematorgafisë hollivudiane janë diçka e zakonshme në ditët e sotme. Ndërsa disa yje në Hollywood nuk kanë frikë të dalin zhveshur në filma apo shfaqje televizive, të tjerët kanë klauzola strikte që refuzojnë daljen nudo në kontratat e tyre.

Një aktore që ka një klauzolë të tillë është Megan Fox! Ndonëse duket si e pabesueshme pasi Megan ka luajtur disa role seksi gjatë karrierës së saj, si Jennifer Check në Jennifer’s Body, por ajo ka një rregull të pathyeshëm kur bëhet fjalë për shfaqjen nudo.

“Ka disa gjëra që djemtë nuk duhet t’i shohin kurrë nënat e tyre,” tha Megan në një intervistë të vitit 2016, duke iu referuar djemve të saj Bodhi, Noah dhe Journey, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Brian Austin Green.

“Ka disa projekte të mira që kam lexuar që janë me njerëz të talentuar, regjisorë të talentuar, por gjërat që u kërkohet grave të bëjnë në film janë gjëra që unë nuk mund t’i bëj.”

“Më ofruan një projekt që po del në HBO që përqendrohet në jetën e një prostitute dhe ka skena shumë seksi – gjëra që do t’i shihni në një film pornografik dhe ato janë gjëra degraduese”, kujtoi fituesja e çmimit “Teen Choice”.

Një tjetër ikonë e Hollywood-it që më parë refuzoi të zhvishej është edhe Blake Lively.

“E di që nëse jam duke parë një skenë dhe dikush e ka gjoksin jashtë, atëherë kjo është gjithçka që po shikoj”, tha aktorja e Simple Favor për Daily Mail në gusht 2012. “Nuk mund ta bëj. Thjesht nuk mendoj se kjo do të jetë e duhura për mua.”

Megjithatë, Blake e theu këtë rregull kur portretizoi rolin e saj kryesor në “All I See Is You”, gjë që kërkonte që ajo të performonte disa skena provokuese.

Ndoshta një nga fytyrat më befasuese që zbuloi neverinë e tyre ndaj skenave të zhveshura është Sarah Jessica Parker e “Sex And the City”, e cila shpjegoi gjatë një interviste në nëntor 2016 me “The Hollywood Reporter” se ajo e ka klauzolë në kontratën e saj.

Ndonëse ajo njihet për këto skena, Sarah ka qëndruar kundër skenave nudo në ekran.

“Unë nuk kam asnjë gjykim për këdo që zgjedh t’i bëjë ato,” shpjegoi ajo në atë kohë. “Unë mendoj se është fantastike që njerëzit ndihen rehat duke dalë nudo.”

 

Fraksion.com