Xhaçka takim me Xhaferin: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, rol të vyer për perspektivën euro-atlantike
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka vijuar takimet me krerë të shtetit në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut.
Kryediplomatja është pritur në takim nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Xhaçka ka shprehur vlerësim për rolin e parlamenteve në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Gjithashtu, ministrja ka vlerësuar rolin e vyer të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor i përkushtuar ndaj demokratizimit dhe perspektivës euro-atlantike të vendit.
Fraksion.com