AktualitetPolitikëTë fundit

Tërhiqen nga gara kandidati i PD-së për kryetar bashkie në Korçë dhe 40 keshilltarët

Kandidati  i PD-së për Kryetar të Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak janë tërhiqur nga gara elektorale për Zgjedhjet Vendore 2023. Shkak, sipas tyre, janë për mungesa e procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet dhe për shkelja e integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Gjergji Gjata: Tërhiqemi nga gara elektorale, në mënyrë të parevokueshme për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale. Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.

Partia Demokratike zyrtare dorëzoi listat me kandidatët mbrëmje e kaluar, në limitin e afatit të vendosur nga KQZ.

Enkelejd Alibeaj nuk ia doli të gjente kandidat për të garuar në 61 bashkitë e vendit, duke i lënë terren kandidatëve të Sali Berishes në shumicën e bashkive të mëdha, më kryesoret Shkodër, Durrës dhe Elbasan.

Ndërsa tani Alibeajt i digjet dhe lista e Korçës, pasi të gjithë kandidatët u tërhoqën.

 

Fraksion.com