Life StyleTë fundit

Shtohen dyshimet! Olta pranon bashkëpunimin me produksionin: Ju nuk e dini se çfarë kam folur në dhomën e rrëfimit

Që nga nisja e “Big Brother Vip Albania”, dyshimet se Olta Gixhari bashkëpunon me produksionin apo se ajo do jetë fituesja, nuk kanë pasur fund. Kodet e përdorura nga ajo, sharjet apo bullizimi i bërë nga ajo, nuk janë dënuar asnjëherë. Ndaj kjo ka bërë që të shtohen zërat se ajo mund të jetë ‘favoritja’ e produksionit.

Akoma më shumë janë shtuar sot. Vetë Olta ka pranuar se ka bërë fushatë që të mos dalë e të shkojë deri në finale. Madje, ajo i tha Gertit se asnjë nuk e di se çfarë flet ajo në dhomën e rrëfimit.

Ta thashë që nuk dal, vetëm ty ta kam thënë që nuk dal. Kam punuar shumë, e di unë si kam punuar. Ja ashtu, urtë e butë. Po se nuk e dini ju se çfarë kam fol unë në dhomën e rrëfimit. Unë kam filluar fushatat, ka kohë

Duket se edhe Kristi e ka kuptuar lojën e produksionit. Ai përmendi ndarjen e çifteve duke thënë se e kuptoi se ishte bërë plani që të dalë Kiara.

Po kur kuptova ditën tjetër se ishin bërë plane që të dilte Kiara, thashë lëre fare”.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com