Life StyleTë fundit

Ka tentuar t’i japë fund jetës? Luizi bën lëmsh banorët: Unë kam 4 sekrete

Në shtëpinë e “Big Brother VIP”, banorët duhet të shkruanin sekretet e tyre dhe t’i lexonin përpara të gjithëve e të mundoheshin të gjenin cili sekret i përkiste kujt. Sekretet ishin nga më të ndryshmet, por ajo që shokoi banorët ishte “Kam tentuar ti jap fund jetës”, sekret i lexuar nga Nita e cila ju desh pak kohë të merrte veten.

Deri më tani askush nuk e ka gjetur se kujt i përkiste edhe pse u aludua nga Olta, se sekreti ishte i Deas.

Banorët nuk e gjetën dot ndaj edhe Luizi ka rrëfyer se ai sekret i përkiste atij. Duke qeshur ai tha se nuk ka 1 por plot 4.

1-“Kam tentu me i marr jetën vetes”
2-“Kam flirtuar me mamanë e një shoku”
3-“Jam dashuruar në Big Brother”
4-“Njëra më ka paguar udhëtimin për në Zvicër”

Mendoni se Luizi po tallet me banorët, apo në të vërtetë i ka bërë të gjitha këto?

 

Fraksion.com