Finalja këtë të shtunë? Tronditen familjarët e banorëve të “BBV” pas vrasjes në Top Channel, ja çfarë kërkuan
Vrasja e rojes 60-vjeçar, Pal Kolës në ambientet e “Top Channel” ka lënë të tronditur opinionin publik e jo vetëm. Jehona e saj bëri bujë të madhe, madje edhe në mediat e huaja. Duke qënë se banorët i dëgjuan krismat, shumë persona komentuan në rrjet se show duhet të përfundojë sa më parë.
Edhe ish-banorja Ermiona Lekbello reagoi duke kërkuar mbylljen e këtij emisioni duke thënë se autorët e këtij reality-show kanë kaluar çdo tolerancë.
Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova”, Olti Curri përmes një video në rrjetin social “Instagram” bëri të ditur se familjarët e banorëve që janë brenda shtëpisë së “BBV” kanë bërë presion që banorët të lënë lojën për arsye sigurie. Po ashtu, Olti thotë se sonte pritet të këtë një televotim për finalistët e që më pas të shtunën të jetë finalja.
“Edhe pse siç duhet të ndodhë produksioni e ka blinduar si lajm që mos të dal flitet se nga ndikimi që ka patur familjarët pas të shtënave në ambientet e TopChannel, familjarët e personave që janë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka patur një presion të madh që familjarët e tyre të lënë lojën dhe të dalin për qështje të sigurisë, kjo ndoshta ka shtyrë produksionin dhe ngjarjet e fundit të mendoj për të mbyllur më shpejtë lojën. Duke bërë tani hipotezat tona i bie që sot të eliminohet dikush dhe ndoshta hapet një televotim flash për të shpallur finalistët ndoshta shpallen edhe brenda natës e më pas finalja i bie që të jetë të shtunën ose shpallet televotimi të shtunën finalistët e më pas finalja ndodh të martën por zakonisht finalet ndodhin në fundjavë, kështu që ka mundësi që finalja të jetë të shtunën”, u shpreh Olti Curri.
Fraksion.com