“Eksplozivi”: Tritol objektit në ndërtim. Pranga autorit të tretë të sulmit në Shëngjin
Vijon operacioni policor i koduar “Eksplozivi”, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku në një objekt privat në ndërtim u vendos një sasi lënde shpërthyese.
Vihet në pranga autori i tretë i dyshuar i kësaj ngjarjeje, Zef Kola.
Njoftimi i Policisë:
Më parë janë arrestuar edhe 2 autorët e tjerë të kësaj ngjarjeje.
Z. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit luftarak”.
Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit A. S. dhe E. P. (të arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Eksplozivi”), dyshohet se më datë 19.11.2020, kanë vendosur lëndë shpërthyese në një subjekt privat objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të shtetasit L. Gj., në Shëngjin, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.
Fraksion.com