AktualitetPolitikëTë fundit

Xhaçka me zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Bashkëpunim i mëtejshëm ekonomik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, zhvilloi pasditen e sotme edhe një takim me zëvendëskryeministrin Artan Grubi.

Xhaçka publikoi në rrjete sociale foto nga takimi duke theksuar se zhvilloi një bisedë shumë të mirë dhe të frytshme me zëvendëskryeministrin Artan Grubi për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Ne ndajmë interesa të përbashkëta për të eksploruar bashkëpunimin e mëtejshëm në fushat e ekonomisë, infrastrukturës dhe energjisë përmes projekteve si Korridori VIII ku puna do të fillojë së shpejti”, tha Xhaçka.

 

Fraksion.com