AktualitetLife StyleTë fundit

Vrasja e rojes te TCH, mesazh kundër produksionit të “Big Brother VIP”? Ja dy pistat e hetim

Ngjarja e rëndë e cila tronditi kryeqytetin mesnatën e së dielës mori jetën e një të pafajshmi, atë të 60-vjeçarit, Pal Kola, rojës së ‘Top Channel. Kola, ishte në kabinën e tij, në momentet që është qëlluar me breshëri plumbash. 60-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se kanë qenë mbi tre persona që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë, të paktën 2 kanë qëlluar me breshëri mbi zyrat e Top Channel, ndërkohë që një tjetër ka qenë drejtuesi i makinës.

Një nga pistat e hetimit dyshohet se ka lidhje me ‘Big Brother VIP Albania’. Gazetarët e terrenit raportojnë se grupi hetimor është fokusuar në dy pista, një prej tyre mund të jetë një mesazh për pronarët e Top Channel, ndërsa një tjetër pistë është edhe një mesazh kundër produksionit të Big Brother.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. Pritet edhe sekuestrimi i kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur sado pak zbardhjen e dinamikës së ngjarjes./iconstyle.al

 

Fraksion.com