Veliaj: Solidaritet me “Top Channel”, ngushëllime familjes së të ndjerit
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dënoi sot sulmin ndaj “Top Channel”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj theksoi se, sot të gjithë janë solidarë me “Top Channel”, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë.
Në mesazhin e tij, Veliaj i shprehu ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kërkoi organeve ligjzbatuese që të zbardhin të vërtetën.
“Sot jemi të gjithë solidarë me “Top Channel”, pas aktit kriminal të mbrëmjes së djeshme, që i mori jetën një personeli të sigurisë. Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe mbështetje agjencive ligjzbatuese për zbardhjen sa më parë të ngjarjes”, theksoi Veliaj.
Rreth orës 01:00 të pasmesnatës së të dielës, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të “Top Channel”. Si pasojë e të shtënave humbi jetën roja i sigurisë, shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Fraksion.com