AktualitetTë fundit

“Të luftojmë ose të ikim ‘për/nga’ Top Channel”, gazetari ngre dyshime për sulmin

Gazetari Hysni Gurra ka ngritur alarmin në lidhje me ngjarjen e rëndë te “Top Channel”, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj godinës dhe mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Gurra shkruan se nëse sulmi lidhet me “Big Brother” ky vend është çmendur tortalisht, nëse lidhet me çështje politike, konkurrence apo pazare, atëherë duhet luftuar, duke e konsideruar turp për çdo shqiptar që qëndron indiferent ndaj një situate të tillë.

Gjithashtu Gurra e ka krahasuar këtë ngjarje me atentatin në lokalin në Don Bosko.

Sulmi ndaj ‘Top Channel’ nuk ka asnjë ndryshim nga sulmi ndaj lokalit në Don Bosko. Atje vdiq hallexhia (banakierja), këtu ka vdekur hallexhiu, roja.

Pra, si sulm në vetvete është krejt normal për një vend që sundohet nga një pushtet mafioz dhe i kriminalizuar deri në palcë.

Zoti u dhëntë durim familjarëve të personit që ka humbur jetën.

Tani, nëse motivet e sulmit lidhen me ‘BB’, ky vend është çmendur totalisht dhe nuk ia vlen të jetosh më asnjë ditë këtu.

Nëse motivet lidhen me çështje politike, konkurrence, pronësie/pazaresh këtu duhet ndenjur, duhet luftuar dhe turp për çdo shqiptar që tregohet indiferent ndaj një situate të tillë”, ka shkruar Gurra./ CNA.al

 

Fraksion.com