Sulmi me armë ndaj Top Channel, Cllevio: Dyshojnë tek unë për vrasjen e rojës, RENEA ka shkuar në shtëpinë time
Persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt ambienteve të Top Channel. Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit mbeti i vrarë roja i kësaj godine, 60-vjeçari Pal Kola.
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur me pseudonimin “Cllevio Serbiano” përmes një videoje në rrjetet sociale pretendon se efektivë të forcave RENEA kanë zbarkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për të kryer kontrolle pavarësisht se ai vetë nuk ndodhet në Shqipëri.
“U vra roja në Top Channel dje, dua t’i them familjes së vetë ngushëllime për fatkeqësitë. Po mirë ore Top Channel, a unë ua vrava rojen që më vjen policia në shtëpi mua në 4 të mëngjesit?!
“Ti që ke dhënë urdhin, ai që ka dhënë urdhrin, kushdo qoftë, është shefi më…që ekzistoka nëpër komisariate. Çfarë kontrolli thua ti, çfarë dyshimi te mua, për çfarë? Si do vras rojnë unë o shefi. Ik e kap kriminelat mos mi sill mua në shtëpi, mos më shqetëso familjen grupi hetimor. Kështu bëni hetimi, vini në shtëpinë time. Unë në Itali. Kush e dha urdhrin. Na vini kontroll në 4 të mëngjesit, vritet roja. Po ç’punë kam unë me rojën? Po më shqetëson familjen.”
Gjatë një bisede me njërin prej shokëve të tij, reperi ka bërë me dije se efektivë të RENEA-s i kanë shkuar në shtëpinë e tij në Lushnjë për ta kërkuar si të dyshuar për ngjarjen. Por ky i fundit prej ditësh ndodhet në Itali dhe në banesë janë gjendur vetëm familjarët e tij të cilët janë shqetësuar nga kontrollet e befasishme.
Ndërkohë për ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona në Vlorë pasi dyshohet se autorët të cilët mendohen të kenë qenë 3 persona, janë larguar në drejtim të Vlorës ku po kryhen kontrolle pasi dyshohet se arma e përdorur për sulmin është hedhur në ferra.
Fraksion.com