Life StyleTë fundit

Sipas Qetsorit, Olta po e vendos në qendër të vëmendjes Luizin!

Largimi i Kiara Titos nga shtëpia e “BBV” e ka lënduar shumë Luizin. Shpeshherë orët e fundit ai është parë i mërzitur dhe me lot në sy.

Në sytë e disa banorëve duket se Ejlli e ka humbur fuqinë e tij në lojë dhe tanimë është konsumuar brenda shtëpisë.

Madje Qetsori u shpreh se në fakt është Olta ajo që po e vendos në fokus Luizin. Sipas tij Luizi është duke u rrënuar dita ditës brenda shtëpisë së “BBV”.

Kujtojmë që një ditë më parë Luizi u shpreh se kishte dëgjuar Oltën dhe Qetsorin në një bisedë teksa këngëtari bënte sikur flinte. Këtë informacion ai e ndau me Kristin e më pas me banorët e tjerë.

“I dëgjova këta të dy duke folur, po bëja sikur po flija,” tregon Luizi.

Më tej, ai shton se dyshja po tregonin se të martën do dalë Keisi.

“I provokova kot i dëgjova duke thënë që del Keisi të martën, dhe kjo Olta filloi duke bërë fushatë, jo duhet të dalë Keisi se ajo gjëja që i doli me Lorencin ishte e madhe”.

 

Fraksion.com