“Shumë i ndyrë”, Olta për Kristin: Zhgënjimi im më i madh
Olta dhe Qetsori patën një bisedë veçmas në lavanderi, ku folën për lojën e disa prej banorëve.
Olta u shpreh se Luizi po e ngacmon Kristin, pasi do ta marrë atë në finale, duke qenë se fitoren e ka të sigurtë përballë tij.
Ajo tha se Kristi dhe Luizi e kanë shumë gabim që merren me të tani, pasi ajo ka tre muaj në shtëpi dhe lojën nuk do e lëshojë për 40 ditë.
Të njëjtën gjë që i tha Deas, Olta ia tha edhe Qetsorit. Sipas saj, banorët janë në Kavalishencë, të gjithë me pushime dhe se ata kanë frikë të merren me Luizin.
Prishja e miqësisë me Kristin, e ka shtyrë Oltën të përdorë fjalë ofenduese kundrejt Kristit. Teksa bisedonte me Qetsorin, ajo tha se Kristi është zhëgnjim i madh për këtë format, shumë i ndryrë dhe djalë i keq.
Fraksion.com