Rama: Asnjë pronar mediesh që bën evazion fiskal, nuk do i ikë përballjes me shtetin
Kryeministri Edi Rama tha se “asnjë pronar mediash që kujton se pas ekranit dhe gjethes së fikut të lirisë, mund të bëjë evazion fiskal, ndërtime pa leje, pastrim parash, skllavërim të punëtorëve pa u paguar sigurimet shoqërore nuk do të mund t’i ikë përballjes me ligjin me shtetin, nuk do të mund të jetë kurrë i qetë për sa kohë do të jem unë në krye të qeverisë”.
Këto komente, Kryeministri Rama i dha në një intervistë për një emision në televizionin Top Channel ku foli për sulmin e mesnatës së djeshme.
“Fakti është se vetë Top Chanel që është vetë viktimë është i përmbajur, ndërsa media të tjera gjejnë rastin për të bërë propogandë kundër qeverisë. Dmth pronarë mediash që janë në prokurori për miliona euro evazion dhe prokuroria e Tiranës vazhdon dhe nuk i thërret, apo pronarë mediash që nxjerin nëpër greva punonjësit të cilëve nuk iu paguajnë sigurimet shoqërore”, tha Rama.
“Unë dhe qeveria që drejtoj kurrë në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk ka ndërhyrë në asnjë milimetër të lirisë editoriale të gazetarëve dhe medias”, tha Rama.
Fraksion.com