AktualitetPolitikëTë fundit

Këlliçi: Transporti publik falas merr vetëm 6.8 për qind të buxhetit të bashkisë

Transporti publik falas merr vetëm 6.8 për qind të buxhetit të bashkisë, i kursen një familjeje 85 mijë lekë në muaj.

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, dha sot më shumë detaje rreth projektit të tij për ta ofruar falas transportin urban në qytet.

Gjatë një interviste, Këlliçi foli edhe për elementë të tjerë të platformës së tij.

“Transporti publik falas është i mundur. Kjo ka të bëjë me njerëzit, me 200 mijë qytetarët e Tiranës që janë më në nevojë. Transporti publik falas kushton 16.5 mln euro, kaq barrë është për bashkinë, është vetëm 6.8 për qind e buxhetit”, u shpreh Këlliçi.

Kandidati i Opozitës shtoi se me këtë ndërhyrje, bashkia do të kursejë për një çift normal që merr transportin urban, të paktën 85 mijë lekë të vjetër në muaj.

Këlliçi tha se paratë gjenden, nëse bashkia nuk vjedh. Ai solli si shembull të keqmenaxhimit, një studim që është bërë ku del se nuk vilen 38 për qind e taksave, që sipas tij, kjo tregon favorizime dhe korrupsion.

 

Fraksion.com