“Janë vetëm 5 vetë që mblidhen”, Ilir Demalia: Alibeaj nuk ka partinë, por vetëm vulën e PD-së
Ilir Demaliaj i ftuar në emisionin “Shqip” u shpreh se Enkelejd Alibeaj nuk ka një parti politike, por vetëm një vulë që e përdor për të përfituar.
“Alibeaj nuk ka parti, ka një vulë që e përdor si gjithë vulat që përdorin këto partiçkat e vogla, për të përfituar. Nuk ka program politik, nuk ka platformë politike, nuk ka elektorat, nuk kanë program ekonomik, janë vetëm 5 vetë që mblidhen. Kanë elektoratë që thonë, unë që jam kundër Berishës, kundër Ramës çfarë me ofron ti?”, u shpreh Demalia./dritare.net
Fraksion.com