AktualitetPolitikëTë fundit

“Interesi më i madh mbrojtja e vlerave”, Alibeaj: Roland Bejko kandidat për Tiranën

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi se, kandidatura e Partisë Demokratike për kryetar të bashkisë së Tiranës është Roland Bejko.

Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Alibeaj tha se, kemi vazhduar shqyrtimin e kandidaturave të ardhura nga degët, të dhënat e sakta do i keni më 27 mars dhe në vazhdim.

“Sipas rregullave tona kandidatura për Tiranën e ka Roland Bejko. Kemi shqyrtuar edhe kandidimimet e tjera për Bashkitë. Do të kemi më tepër emra. Ajo që është e rëndësishme është që PD merr pjesë në zgjedhje”, tha Alibeaj mbrëmjen e së dielës.

I pyetur se, me çfarë pritshmërish sjellin Bejkon si garues përballë Këlliçit dhe Veliajt, Alibeaj u shpreh se, “në situatën që ndodhemi duhet të përballemi me sfidën për të ruajtur partinë”.

“Në këtë optikë dhe në situatë që është PD, ai që është interesi më i madh është mbrojtja e vlerave, identitetit dhe orientimit të partisë. Për mua është më e rëndësishme që ne të marrim pjesë në këtë sfidë politike. Është sfidë për të mbajtur Partinë Demokratike. Ne dalim hapur dhe do jemi para syve të shqiptarëve për atë që kemi bërë dhe për të atë që kemi bërë”, tha Alibeaj.

 

Fraksion.com