AktualitetPolitikëTë fundit

“Guximi i kriminelëve kalon imagjinatën”, Salianji: Drejtësia të reagojë për aktin terrorist ndaj TCH!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, në një reagim në Facebook ka reaguar për sulmin ndaj Top Channel.

‘Sulmi terrorist ndaj Top Channel është sulm ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes!

Akti terrorrist kërkon reagimin dhe përgjigjen e menjëhershme të institucioneve ligjzbatuese. Institucionet e Sigurisë duhet të kapin autorët dhe të zbardhin ngjarjen në kohën më të shpejtë! Drejtësia të japë dënimin më të ashpër!

Guximi i grupeve kriminale dhe ordinere për të goditur me plumba Top Channel kalon çdo imagjinatë për nivelin e sigurisë publike në vend dhe është shqetësues për çdo qytetar!

Qeveria, SHiSh dhe organet e drejtësisë duhet të kapin dhe nxjerrin para përgjegjësisë autorët nē kohën më të shpejtē duke i shtypur me forcën më tē madhe të ligjit!

Koha që institucionet të flasin me akte jo me fjalë! Ky është tejkalim i çdo kufiri!

Solidaritet për Top Channel dhe ngushëllime familjarëve të punonjësit të sigurisë!’- shkruan Salianji.

 

Fraksion.com