AktualitetNATO/BETë fundit

Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës

Bashkimi Europian kërkon të mënjanojë një varësi të madhe ekonomike nga Kina, si më parë në çështjet energjitike me Rusinë. BE planifikon të zgjerojë tregtinë me Amerikën Latine.

Varësia e Europës nga Rusia u bë shumë e qartë me fillimin e luftës në Ukrainë, kur Moska kufizoi furnizimet me gaz dhe BE duhet të kërkonte me urgjencë për furnizues të tjerë. Kjo varësi e ka bërë “Putinin të besojë, se mund të hynte në Ukrainë pa ndëshkim”, sepse Europa “në varësinë 40% të furnizimeve me gaz nga Rusia” ishte e bllokuar, sipas Borrell. Një varësi e tillë nga Kina duhet të mënjanohet, tha Borrell.

Borrell: Bashkëpunimi BE-Amerikë Latine  burim progresi

Borrell e përcaktoi vitin 2023 si “vitin kyç” për marrëveshje me vende të tjera, sidomos me Amerikën Latine, duke iu referuar kështu samitit të pritshëm në mes të korrikut mes BE dhe Komunitetit të Shteteve Amerikanolatine dhe Karaibeve, (CELAC). “Europa dhe Amerika Latine kanë avantazhin të tregojnë, se marrëdhëniet e tyre ekonomike janë gjithmonë një burim i progresit”, tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme. Borrell theksoi, se investimet europiane në Amerikën Latine janë më të  larta se ato të Rusisë, Kinës, Indisë dhe Japonisë “të marra së bashku”. Sipas një raporti të Komisionit të OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet në vitin 2021 36% e 132 miliardë eurove investime në këtë rajon kanë ardhur nga Europa./DW

 

Fraksion.com