Berisha dënon sulmin me armë ndaj rojës së sigurisë në TCH: Një akt kriminal i shëmtuar!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj ambienteve të Top Channel, ku u vra edhe roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Sipas Berishës, kjo ngjarje është një akt kriminal i shëmtuar.
Duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel, Berisha thekson se akti kriminal është një tjetër dëshmi e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend.
“Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.
Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”- shkruan Berisha.
Fraksion.com