AktualitetPolitikëTë fundit

“Bashkohem me pikëllimin e familjarëve”, Meta për sulmin në TCH: Epoka e krimit duhet të marrë fund

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e të ndjerit Pal Kola pas sulmit Top Channel.

“Edhe sot krimi e mori një jetë. Një jetë të pafajshme, të një punëtori. Sot një roje televizioni, para pak ditësh një pastruese lokali. Viktimat e krimeve nuk janë të largët e të panjohur, ata janë njerëzit tanë, bashkëqytetarët tanë, shqiptarët tanë.

Bashkohem me pikëllimin dhe dhimbjen e familjarëve dhe gjithë shoqërisë sonë.

Epoka e krimit duhet të marrë fund, që të vijë epoka e shqiptarëve.

Dhe do të marrë fund, shumë shpejt!”- shkruan Meta.

 

Fraksion.com