AktualitetLife StyleTë fundit

Arbana Osmani reagon për herë të parë pas sulmit ndaj ‘TCH’

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë për sulmin ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë një person, Pal Kola, roja i sigurisë.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Arbana ka shprehur trishtimin e saj në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe ka falenderuar publikun për mbështetjen. Por, moderatorja ka zgjedhur të mos japë asnjë informacion apo detaj në lidhje me vazhdimësinë e “Big Brother Vip”, ku banorët e këtij formati ende nuk kanë asnjë informacion rreth asaj që ka ndodhur, megjithëse mbrëmë dëgjuan të shtënat, shkruan iconstyle.

Reagimi i Arbanës:

Këto 24 orë kanë qenë të vështira për mua dhe gjithë kolegët e mi dhe nuk është e thjeshtë të gjej fjalët e duhura për të shprehur dhimbjen, trishtimin dhe zemeratën që ndjej. Shikues e publik që gjatë gjithë ditës sot nuk i ka kursyer mesazhet kurajoze ndaj nesh dhe për këtë ju jam falenderuese gjithmonë. Nuk gjej fjale për të ngushëlluar 3 fëmijët e Palit që sot humbën babain, përveçse të lutem që Zoti tu japë forcë të perballojnë humbjen e një njeriu të pafajshëm që sot është heroi im dhe i qindra kolegeve. Bashkë do jemi me të fortë.

 

Fraksion.com