Ambasada amerikane: Dënojmë me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel, agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor!
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për sulmin ndaj godinës së Top Channel, duke dënuar aktin vdekjeprurës dhe duke kërkuar hetim të plotë të ngjarjes.
“Ambasada e SHBA në Tiranë dënon me forcë sulmin vdekjeprurës ndaj Top Channel dhe i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së viktimës. Nxisim agjencitë ligjzbatuese të kryejnë një hetim tërësor që do të nxjerrë përgjegjësit përpara drejtësisë”, shkruhet në reagimin e ambasadës.
Top Channel është përballur me një situatë të rëndë orët e para të mëngjesit, kur u qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës nga persona ende të paidentifikuar.
Roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç humbi jetën, pasi u qëllua me armë rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta.
Fraksion.com