Alketa i bashkohet trendit të mamave “cool”! Shfaqet duke u puthur në buzë me djalin e saj
Ndonëse është një nga personazhet më të njohur të ekraneve shqiptare, Alketa Vejsiu kur vjen puna tek jeta private ka qenë gjithmonë hemetike.
Sidomos dy fëmijët e saj, moderatorja ka preferuar t’i mbajë larg syrit të publikut dhe mediave sociale. Mirëpo këtë “rregull” të Alketës e theu disa kohë më parë vetë vajza e saj Nicole duke bërë publike llogarinë e saj në Instagram, ku ishte shumë aktive me foto dhe biseda virtuale me ndjekësit e saj të shumtë.
Ndërsa sa i përket djalit, kanë qenë të pakta herët kur Alketa e ka postuar në Instagramin e saj, por gjithmonë pa ia zbuluar fytyrën.
Edhe së fundmi ajo ka ndarë një foto me Lionelin duke e puthur në buzë. Si duket edhe moderatorja bën pjesë në grupin e “mamave cool” që i puthin fëmijët e tyre në buzë.
Disa personazhe të tjerë të njohur që i kanë puthur fëmijët e tyre në buzë janë edhe: Ilir Shaqiri, Robert Berisha, Eliona Pitarka, Jonida Vokshi etj.
Ky fenomen “puthja në buzë e fëmijëve” nuk është e përhapur vetëm tek personazhet tanë. Edhe ata të huaj e praktikojnë. Kujtojmë këtu ish-futbollistin e njohur David Beckham që poston shpesh foto duke puthur të bijën Harper, ndonëse është kritikuar shumë.
Në këtë pjesë edhe ekspertët janë të ndarë. Disa argumentojnë se fëmijët duhet të ndihen të dashur dhe të sigurt teksa të tjerë thonë se kjo është e panevojshme sepse fëmijët mund të fillojnë të puthin njerëz të tjerë në buzë, duke menduar se kështu e shprehin simpatinë që kanë për ta.
Fraksion.com