AktualitetPolitikëTë fundit

Tabaku: Transporti publik në Tiranë, rrezik për jetën e sigurinë

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sot në lidhje me aksidentin e një autobusi në Tiranë ku mbetën të plagosur disa persona.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se transporti publik sot në Tiranë është kthyer ne rrezik për jetën e sigurinë.

“Mbasi rritën çmimin me 33%, mbasi premtuan cilësi transporti publik dhe mbulim të rrjetit dhe dështuan me nder sot transporti publik ka një problem me real; rrezikun për jetën jo vetëm të atyre që e përdorin por kujtdo. Aksidenti i 5 brenda pak ditëve ku jeta cënohet ku 7 qytetarë janë! Po çfarë i kushton të fokusohen te ajo që duhet të bëjë bashkia në të vërtetë! Ndodh kjo dhe griset maska e propagandës së qytetit europian”, shkruan Tabaku.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në rrugën e Elbasanit në Tiranë, pranë Fakultetit Ekonomik ku është përmbysur një autobus i linjës së Lundrës. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit ishin duke udhëtuar nga Krraba drejt Tiranës me autobusin e linjës së Lundrës.

 

Fraksion.com