AktualitetPolitikëTë fundit

Meta takon Kurtin: Mbështes qëndrimet konstruktive të Kosovës në procesin e dialogut

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta priti sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në një postim në rrjete sociale, Meta thekson se mbështet qëndrimet konstruktive të Kosovës në dialogun me Serbinë.

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social. Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje. Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj”, shkruan Meta.

Kryeministri i Kosovës  Albin Kurti ndodhet për vizitë zyrtarë në Tiranë, ku më herët është takuar me Presidenti Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.

 

Fraksion.com