AktualitetBota+Të fundit

Mbi 2000 emigrantë arrijnë me varka në Lampeduza

Megjithë rrezikun e madh shumë emigrantë vazhdojnë të tentojnë të kalojnë Mesdheun nga Afrika e Veriut drejt Italisë.

Pavarësisht aksidenteve si ai i fundit të shkurtit në brigjet e Kalabrisë, ku pati shumë të vdekur, shumë emigrantë vazhdojnë të guxojnë të kalojnë Detin Mesdhe drejt Italisë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa gjatë 24 orëve të fundit vetëm në ishullin Lampedusa arritën më shumë se 2000 vetë, ndër ta edhe fëmijë. Ata arritën në ishull me shtatë varka.

Anija private e shpëtimit “Louise Michel” dhe anijet patrulluese të autoriteteve italiane kishin gjurmuar gjashtë nga shtatë varkat dhe u erdhën në ndihmë duke i marrë njerëzit që ishin në bord për t’i sjellë të sigurt në Lampedusa. Po sipas njoftimeve të agjencisë italiane të lajmeve Ansa të premten (24.03) në Lampedusa kishin arritur 1.778 vetë.

Sipas organizatës humanitare “Alarm Phone” ditët e fundit vetëm nga Tunizia ishin nisur rreth 20 varka.

Rritje e madhe e numrit të emigrantëve që vijnë me varka

Tunizia konsiderohet si vend tranzit për migrantët nga vendet në jug të Saharasë. Por mes shumë njerëzve që guxojnë të kalojnë me varka për në Itali ka edhe tunizianë. Shumë prej migrantëve duan të largohen nga Tunizia që kur presidenti Kais Saied bëri në shkurt thirrje për një goditje më të ashpër ndaj emigrantëve.

Italia po diskuton prej disa kohësh fluksin e mijëra emigrantëve. Mediat po flasin tashmë për një”bum migrantësh”. Sipas shifrave zyrtare Italia ka regjistruar  që nga fillimi i janarit më shumë se 21,000 emigrantë të ardhur me varka. Për krahasim në të njëjtën periudhë dy vitet e mëparshme kishin ardhur rreth 6,000 vetë./dw

 

Fraksion.com