Life StyleTë fundit

“Je e kënaqur?”: Produksioni harron hapur mikrofonat, del “sheshit“ biseda e Oltës në dhomën e rrëfimit

Publiku shpesh herë ka aluduar se produksioni po mban anën e Oltës në lojë. Kjo përforcohet edhe më shumë me një video e cila po shpërndahet masivisht në rrjet. Në sfond dëgjohet zëri në dhomën e rrëfimit dhe Olta.

Zëri i thotë që të mendohet, ndërsa Olta thotë se ka menduar po nuk ka asgjë. Më tej, aktorja pyetet nëse është e lumtur e kjo e fundit pohon që po, duke shtuar pyetjen se kur do bëhet publike.

Biseda:

Zëri: Më duhet gjë tjetër. Mendohu pak.

Olta: E mendova po sss.

Zëri: Je e kënaqur?

Olta: Po, deri tani po. Po pas 2 javësh jepet fiks?

Nuk dihet se cila është kërkesa e bërë nga Olta e se çfarë do publikohet pas 2 javësh.

 

Fraksion.com