Horoskopi javor 27 mars -2 prill 2023
Ky është horoskopi javor nga data 27 mars deri në 2 prill 2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.
Dashi
Shumë do ju kenë zili këtë javë për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë shumë kokëfortë, por ju do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka dhe do ia arrini qëllimit. Dashuria do jetë në ditët më të mira. Për ju beqarët nga ana tjetër do ndodhë një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi që as ua kishte marrë mendja. Ka ardhur koha ta merrni më seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Në planin shëndetësor nuk keni çfarë të kërkoni më tepër. Do ndiheni mirë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar do arrini atje ku doni.
Demi
Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm këtë jave dhe më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet të shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Mundohuni të luftoni edhe me kokëfortësinë. Ju beqarë, nëse doni të krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Jeta juaj do jetë e ndarë edhe në një pjesë më shumë. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merrini gjërat shtruar.
Binjakët
Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku e probleme me stomakun. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.
Gaforrja
Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.
Luani
Yjet do ju favorizojnë gjithë kohës këtë javë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i këndshëm. Në çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi të pafundme. Ju beqarët do jeni të arsyeshëm dhe nuk do rendni me sy mbyllur drejt çdo personi. Në këtë mënyrë do shmangni edhe zhgënjimet. Tek financat yjet do ndikojnë negativisht dhe gjendja mund të ketë goxha tronditje. Nuk do jeni të zotet ta kontrolloni veten dhe të ulni shpenzimet. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mire imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat e stinës. Në punë duhet të bëni më shumë durim dhe nuk duhet të dorëzoheni lehtësisht.
Virgjëresha
Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses.
Peshorja
Yjet do ju bëjnë më të logjikshëm këtë jave dhe më të matur me hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet të shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Mundohuni të luftoni edhe me kokëfortësinë. Ju beqarë, nëse doni të krijoni një lidhje duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Jeta juaj do jetë e ndarë edhe në një pjesë më shumë. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merrini gjërat shtruar.
Akrepi
Pranojini gjërat ashtu si t’iu vijnë këtë javë dhe mos kërkoni nga të tjerët atë që nuk e jepni dot vetë. Nëse lidhja juaj me partnerin nuk është aq e fortë sa duhet te bëni shumë kujdes sepse gabimi më i vogël mund ta përkeqësojë edhe më tepër situatën. Ju beqarët do jeni sharmante në maksimum dhe ka shumë gjasa që të mërkurën të ndryshoni edhe statusin. Për financat nuk do ketë aspak probleme. Përveçse do tregoheni te kursyer me shpenzimet, do merrni edhe disa para nga një punë e mbaruar me sukses. Shëndeti nuk do jetë gjatë gjithë kohës i mirë kështu që do duhet herë pas here më tepër përkujdes. Çlodhuni dhe ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar. Në punë mos nisni projekte pa marrë garanci për mbështetje dhe financim.
Shigjetari
Këtë javë do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë vetëm për t’u ndier mirë dhe të lumtur. Klima yjore e kësaj periudhe do kontribuojë në harmoninë dhe paqen e jetës tuaj në çift. Për të përfituar sa më shumë bëni më tepër lëshime për njeri-tjetrin. Kësaj jave ju beqarët do keni mundësinë të realizoni një takim premtues. Për të menaxhuar më mirë të ardhurat duhet të kërkoni ndihmën e dikujt. Sigurisht që paraja nuk sjell gjithmonë lumturinë, por nuk mund të jesh i lumtur pa të tilla. Kujdesuni më shumë për veten dhe ruajuni nga problemet me tretjen e ushqimit. Në jetën profesionale do keni goxha ndryshime pozitive. Dikush do iu bëjë edhe një propozim interesant.
Bricjapi
Shumë do mundohen t’iu prishin harmoninë këtë javë, por nuk do ja dalin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë mjaft romantike të mbushur me dashuri e pasion. Gjithçka do të ndodhë dhe rutina do të largohet. Yjet do iu ndihmojnë edhe ju beqarëve të keni takime interesante nëpër vende shumë të veçanta Hëna do iu ofrojë ndihmën e saj në planin financiar. Pas sakrificave që do bëni do merrni mjaft përfitime. Shëndeti do jetë i mirë. Edhe nëse keni pasur shqetësime kohët e fundit do keni përmirësime të ndjeshme. Në punë do ndikoheni nga Mërkuri i cili do iu bëjë më këmbëngulës dhe të duruar. Do përballeni edhe me disa kolege për diçka.
Ujori
Jo çdo gjë do ju ecë shumë mirë këtë javë megjithatë nuk duhet ta lëshoni veten. Nëse keni një lidhje, ka rrezik që marrëdhënia me partnerin të pësojë tronditje. Do keni debate serioze të cilat nuk do përfundojnë mirë. Ju beqarët do jeni të lirë të bëni atë që do doni. Ditët më me fat për të takuar persona interesantë do jenë e mërkura dhe e shtuna. Buxheti do jetë i qëndrueshëm dhe pa probleme, megjithatë sa herë t’iu duhet të kryeni shpenzime duhet t’i bëni me kujdes llogaritë. Shëndeti do vijë duke u përmirësuar ditë pas dite. Nuk do i ndieni më dhimbjet e kohëve të fundit. Në punë do e dini mirë ku të fokusoheni më tepër që ta keni më të lehtë arritjen e objektivit. Beni vetëm kujdes nga disa kolegë që iu kanë inat.
Peshqit
Gjatë kësaj jave do jeni shumë të ndërgjegjshëm për hapat që duhet të hidhni dhe do e dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj do ketë prioritet absolut. Mund të lini shumë gjëra të tjera pas dore vetëm e vetëm që të kaloni më tepër kohë me partnerin dhe të dashuroheni si ta ndieni. Ju beqarët do jeni flirtues në pafundësi dhe do e keni shumë më të thjeshtë ta bëni për vete këdo që do pëlqeni. Buxheti nuk do jetë i keq në fillim të javës, por për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni, gjendja mund të përkeqësohet. Mundohuni vetëm mos arrini fundin sepse zor se do rimëkëmbeni më pas. Shëndeti do lërë për të dëshiruar. Do keni shqetësime të njëpasnjëshme. Në punë mos u tregoni të pamatur, por mendohuni para se të veproni.