AktualitetKosovaTë fundit

Dyshimet për bombë në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, zëdhënësja e policisë: Nuk është gjetur asgjë e dyshimtë

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një alarm për bombë gjatë pasdites së sotme, por ka rezultuar se aty nuk ka asgjë të dyshimtë.

Menjëherë pas njoftimit policia e Kosovës ka zhvilluar kontrollet dhe nuk ka konstatuar bombë.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi fillimisht Ahmeti.

Si pasojë e paralajmërimeve pasagjerët janë larguar nga objekti, ndërsa zëdhënësja e Policisë e Prishtinës, Flora Ahmeti deklaroi se hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Informatë shtesë është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërhequr nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, shtoi më tej ajo.

 

Fraksion.com