AktualitetPolitikëTë fundit

PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, nis zyrtarisht takimi mes socialistëve

Sot Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Kur duhen edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e kaluar të kryesisë, socialistët do të caktojnë sot një listë përfundimtare për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale.

Mbledhja e kryesisë nisi në orën 19:00 dhe jo 17:00 siç ishte parashikuar në fillim.

Mësohet se Qarku i Tiranës do të mbetet i pandryshueshëm duke i dhënë shansin për rikandimim 5 kryebashkiakëve aktualë.

Burimet bëjnë me dije se janë ende 6 kandidatë në pikëpyetje dhe që po shqyrtohen kandidaturat, midis tyre, Jorgo Goro kryebashkiaku i Himarës, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi , kryebashkiaku i Kucovës Kreshnik Hajdari.

Ende nuk informacion nëse do të ketë një mundësi tjetër për Fredi Kokoneshin në Divjakë dhe Rajmonda Balilajn në Patos. Ndërsa në bashkinë e Bulqizës ende nuk ka informacion pasi Lefter Alla, u shkarkua nga kryeministri Edi Rama për shkelje të rënda pas arrestimit nga SPAK.

Risi në këtë garë do të jetë kandidati Ermal Dredha i cili pritet të jetë emri i përzgjedhur i Edi Ramës për të zëvendësuar Dritan Lelin për Bashkinë e Vlorës. Ndërkohë që deputeti Besjan Ajazi do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit dhe një tjetër deputet që pritet të lëri mandatin për të sfiduar kundërshtarët në bashkinë e Shkodrës është Benet Beci.

Sipas burimeve PS ka preferuar që në Bashkinë Librazhd  të futet në garë me një emër të ri, njëjtë do të veprohet edhe në Sarandë ku pjesë  e garës do të jetë kandidati Olti Caci.

Po e njëjta formulë do të ndiqet në Krujë me kandidatin Redon Roshin, në Has me kandidatin Halit Mulaj, Konispol me kandidatin Erges Dule dhe Bashkia Peqin me kandidatin Bukurosh Maçi. Përveç Tiranës, 100% emra të konfirmuar do të jenë në 3 qarqe të tjera të rëndësishme, si në Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.

 

Fraksion.com