Life StyleTë fundit

Pak para Prime-it, mbështetësit e Luizit dalin sërish në ‘protestë’

Disa mbështetës të Luiz Ejllit janë mbledhur jashtë ambienteve të shtëpisë së “Big Brother Vip”, në shenjë “proteste” ndaj “padrejtësive” që po i bëhen.

Megjithëse ishin nën ritmet e muzikës me volum të lartë, disa nga banorët e kuptuan se jashtë ndodhet dikush, pasi u shprehën se dëgjuan zëra.

Pavarësisht “protestës” që u bë, Prime-i filloi normalisht si çdo mbrëmje tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që njerëzit mblidhen në protestë për Luizin, duke harruar çdo problem tjetër që ka vendi ku po jetojnë.

    

 

Fraksion.com