AktualitetPolitikëTë fundit

Miratohen listat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të koalicionit opozitar në 61 bashki! Berisha merr ‘pjesën e luanit’, 240 pozicione për Metën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije miratimin e listës për kandidatët e këshillave bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në kuadër të koalicionit Meta-Berisha, Berisha tha se Partisë së Lirisë do i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ-së 20 pozicione kandidimi dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione kandidimi në listën e koalicionit.

Ndërsa pjesa tjetër e kandidatëve për listat e këshilltarëve bashkiakë i mbetet Rithemelimit. Berisha sqaroi se ky është alternimi i bërë në kuadër të përqindjes që këto parti kanë pasur në këshillat bashkiakë të mëparshëm.

“Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë.  Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord.

Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.  Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla”- u shpreh Berisha.

Duke qenë se për këshilltarë bashkiakë, është e nevojshme paraqitja e një liste me 1603 mijë kandidatë, sipas marrëveshjes Berisha-Meta, 1337 prej tyre do jenë të Rithemelimit. Pas dhënies së shifrave Berisha kërkoi që mbledhja e kryesisë së Rithemelimit të vijonte pa praninë e mediave. Të hënën është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë. Dorëzimi i listës pritet të bëhet nga Partia e Lirisë, e cila është partia kryesore e koalicionit Meta-Berisha.

 

Fraksion.com