Utah në SHBA kufizon aksesin e adoleshentëve në mediat sociale
Utah është bërë shteti i parë amerikan që kërkon që firmat e mediave sociale të marrin pëlqimin e prindërve që fëmijët të përdorin aplikacionet dhe të verifikojnë se përdoruesit janë të paktën 18 vjeç. Guvernatori i Utah ka deklaruar se masat gjithëpërfshirëse janë bërë për të mbrojtur të rinjtë në shtet.
Kjo do ju mundësojë prindërve që të kenë akses të plotë në llogaritë e fëmijëve të tyre në internet, duke përfshirë postimet dhe mesazhet private.
Lëvizja vjen mes shqetësimeve të shtuara mbi ndikimin e mediave sociale në shëndetin mendor të fëmijëve. Sipas masave të miratuara do të nevojitet pëlqimi i qartë i prindit përpara se fëmijët të mund të krijojnë llogari në aplikacione të tilla si Instagram, Facebook dhe TikTok.
Masat e reja parashikojnë gjithashtu një kohë qëndrimi shumë të pakët në mediat sociale dhe më pas bllokimin e aksesit të fëmijëve nga ora 22:30 deri në orën 6:30. Projektligji ndaj kompanive të mediave sociale do të hyjnë në fuqi më 1 Mars 2024.
Grupi i mbrojtjes së fëmijëve “Commons Sense Media” përshëndeti lëvizjen e guvernatorit për të kufizuar aksesin në mediat sociale, duke e quajtur atë një fitore të madhe për fëmijët dhe familjet në Utah.
Presidenti amerikan Joe Biden në Shkurt bëri thirrje për ligje që ndalojnë kompanitë e teknologjisë të mbledhin të dhëna për fëmijët. Vitin e kaluar, ligjvënësit e shtetit të Kalifornisë miratuan ligjin e tyre për të dhënat e fëmijëve.
Fraksion.com