AktualitetBota+Të fundit

Rusi i kërkuar nga SHBA zhduket në Itali

Djali i një zyrtari të lartë rus të arrestuar në Itali me kërkesë të Uashingtonit u zhduk një ditë pasi një gjykatë miratoi ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara, thanë mediat.

Pas arrestimit të tij në aeroportin Malpensa të Milanos më 17 tetor, Artyom Uss u mbajt në rezidencën e tij pranë Milanos, por iu desh të mbante një byzylyk elektronik.

Autoritetet amerikane akuzojnë Uss-in, djalin e një guvernatori siberian, se ka shitur ilegalisht teknologjitë amerikane tek kompanitë ruse të armëve.

Të martën, një gjykatë italiane ra dakord për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara – por të nesërmen, ai u zhduk, thanë raportet e mediave. Sipas gazetës La Repubblica, policia kontrolloi në Uss herët të mërkurën, por rreth orës së drekës byzylyku i tij elektronik dha alarmin dhe ai nuk është parë që nga ajo kohë.

 

Fraksion.com