Peleshi: Marrim çdo javë imazhe nga satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i pyetur nga mediet për punën dhe rezultatet e para të dy satelitëve, “Albania 1” dhe “Albania 2” të cilët janë lëshuar në hapësirë në muajin janar, tha se puna ka nisur dhe se çdo javë merrenn imazhe satelitore, të cilat më pas përpunohen nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Peleshi i pyetur mbi këtë çështje tha se,”është fillimi, natyrisht nga janari, sapo ato janë lançuar kemi filluar të marrim imazhet e para. Ne marrin çdo javë imazhe. Marrim imazh nga dy satelitët, të cilat përpunohen nga ASIG. Katër herë në javë marrim imazhe”.
“Aty kemi një staf të specializuar, që po dedikohet për përpunimin e imazherisë. Do shtohen në numër dhe trajtimi me pagë do shtohet. Kjo merr imazhet satelitore dhe i përpunon ato me gjuhën e përdorshme dhe të kuptueshme nga çdo institucion. Bashkitë mund të përdorin imazhinerinë në një të afërme të afërt. Puna ka nisur, imazhet vijnë vazhdimisht. Është ASIG që po i përpunon ato dhe është edhe në varësi edhe të motit, por imazhet janë periodike”, u shpreh Peleshi.
Ai gjithashtu u pyet për numrin e të rinjve të cilët janë interesuar për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, por për këtë Peleshi nuk dha një shifër konkrete pasi tha se ky numër është dinamik.
Fraksion.com