Life StyleTë fundit

“Me intelektin poshtë mesatares bazike”! Përshkrimi i Olta Gixharit “alla” Bledi Mane

Si të gjithë edhe Bledi Mane ka shprehur mendimin e tij se kë dëshiron në finale e “BBV”. Në një postim në Instagram teksa vecoi emrin e Luizit dhe Oltës, kësaj të fundit i vuri në pah disa “cilësi”, të shoqëruara me doza të larta ironie.

“Puthja me helm! E ëmbël, e sinqertë, miqësore, shembullore. I ka inat dallaveret, intrigat, nominimet. Naive dhe rob i drejtë. Çfarë ka ndaj teje ta thotë mbrapa krahëve me sinqeritet.

Pavarësisht ironisë time në këtë përshkrim, Olta Gixhari (me intelektin poshtë mesatares bazike) mbahet lojtare e fortë brenda shtëpisë. Bashkë me Luizin i dua në finale,-shkruan Bledi.

Fraksion.com