Inceneratori i Fierit: Seanca për shpalljen e vendimit, gjykata kërkon saktësim akuzash.
Ka nisur në GJKKO seanca për shpalljen e vendimit për inceneratorin e Fierit.
Gjykata kërkon nga prokuroria saktësim akuzash pasi Alqi Bllakon nuk e konsideron zyrtar të lartë por funksionar publik.
Ndërkohë bien akuzat për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyrë për zëvendës presidentin e FSHF, supervizor i punimeve të inceneratorit Arben Dervishaj.
Po kështu gjykata rrëzon kërkesë e avokatëve për më shumë kohë për t’u njohur me akuzat e reja pas ndryshimit të tyre.
Fraksion.com