GJKKO kalon për gjykim dosjen e inceneratorit të Fierit, të akuzuar Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 7 të tjerë
Ka përfunduar seanca e nisur prej orës 10 për “Inceneratorin e Fierit” dhe Gjykata ka vendosur kalim për gjykim të dosjes.
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ështe vendosur sot pas disa seancave që dosja e inceneratorit të Fierit të kalojë për gjykim.
Pasi dëgjoi në seancën e kaluar pretendimet e palëve GJKKO ka kërkuar sot saktësimin e akuzave.
Për Alqi Bllakon kërkon ndryshe akuze pasi nuk e konsideron zyrtar të lartë. Ndërkohë që ka rrëzuar akuzën për korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorim detyre për Arben Dervishajn. Ka qenë vetë Bllako i cili kërkoi që të rrëzohet akuza pasi sipas tij nuk sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit nuk mund të cilësohet zyrtar i lartë.
Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.
Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur.
Fraksion.com