AktualitetPolitikëTë fundit

Sërish çështja Gërdeci, në GJKKO seanca paraprake për Mediun

Ditën e sotme në GJKKO do të mbahet seanca paraprake për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në këtë seancë paraprake pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim.

Në seancën e kaluar që u mbajt më 8 mars, çështja u shty për shkak të mungesës së prokurorëve.

SPAK ka dërguar për gjykim ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili akuzohet se në lidhje me procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve që është zhvilluar në ambientet e ish “Brigatës së Tankeve”, në fshatin Gërdec, në bashkëpunim me funksionarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe persona që kanë pasur cilësinë e ushtarakut kuadër komandues, ka nxjerrë disa akte nënligjore në kundërshtim me ligjin.

Sipas SPAK, Mediu ka dëmtuar interesat e shtetit dhe ka favorizuar 2 kompanitë, ‘SAC’ dhe ‘Albademil’.

Për këtë çështje ai akuzohet për “shpërdorim detyre” referuar Kodit Penal dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

 

Fraksion.com