AktualitetPolitikëTë fundit

“Rama zero përkujdesje për të moshuarit”, Meta – pensionistëve: Në mandatin e parë do ju dyfishojmë pensionet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se qeveria aktuale ka zero përkujdesje për të moshuarit, ndërsa u zotua se në mandatin e parë të qeverisjes do të dyfishojnë pensionet.

Meta tha se pas 14 majit, pensionistët do jenë prioritet për PL-në.

“Jeni një gjeneratë e pashpërblyer, por kjo na motivon që të bëjmë më të mirën. Sot ndesheni me vështirësi të mëdha, pasi kostoja e jetesës është rritur. Qeveria aktuale ka shpërfillje të madhe ndaj pensionistëve. Në vitet 2-13-2021 u rritën pensionet me 22%. Ai i ka parë pensionistët si njerëz që mund të votojnë në mënyrë të verbër për partinë e tij, por prioritetin e ka pasur diku tjetër.

Zero përkujdesje për pensionistët dhe zemërgjerësi pa fund për oligarkët. Për fat të keq shumë pensionist mbeten pa u kuruar. Për mos të folur për shërbime të tjera që janë të rëndësishme në mbështetje të shtresës suaj, siç janë ato të kujdesit të veçantë, të transportit. Dua të shpreh solidaritetin më të madh të Partisë së Lirisë me të gjithë ju pensionistet dhe ju sigurojmë se mbështetja për ju do jetë prioritet i jashtëzakonshëm që nga 14 maj.”, tha Meta.

 

Fraksion.com