Qentë e Çernobilit
Pas aksidentit në termocentralin bërthamor të Çernobilit më 26 prill 1986, më i madhi në histori së bashku me atë të Fukushimës në vitin 2011, dhjetëra mijëra njerëz që jetonin brenda rrezes prej 30 kilometrash nga centrali, u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të ndotjes së madhe radioaktive.
Evakuimi i organizuar nga Bashkimi Sovjetik në atë që është sot territor ukrainas, ndodhi shumë shpejti pa i lënë shumë kohë qytetarëve për të merrnin me vete gjërat e tyre më tërëndësishme. Për pasojë, shumë prej tyre u detyruan të lënë pas jo vetëm kujtimet e një jete, por edhe kafshët shtëpiake, duke filluar nga qentë.
Gati 37 vjet më vonë, pasardhësit e atyre qenve vazhdojnë të qarkullojnë në “zonën e përjashtimit”, pra zonën përreth termocentralit ku njerëzit ndalohen të qëndrojnë për periudha të gjata kohore si një masë sigurie paraprake. Qentë kanë formuar popullata të dallueshme, tëcilat jetojnë në thelb të izoluar nga pjesa tjetër e botës.
Për këtë arsye një grup ekspertësh ka nisur t’i studiojë ata, për të kuptuar më mirë se çfarë nënkupton ekspozimi i vazhdueshëm ndaj niveleve të caktuara të rrezatimit. Kur popullsia e Pripiat, qyteti më pranë termocentralit, u detyrua të largohej nga shtëpitë e tyre, autoritetet sovjetike nisën një fushatë për të vrarë sa më shumë kafshë shtëpiake, nga frika se ato mund të largoheshin nga zona e Çernobilit, dhe të kontribuonin në ndotjen radioaktive.
Për këtë qëllim u angazhuan qindra ushtarë, puna e të cilëve ishte të kontrollonin kafshët shtëpi më shtëpi, duke pastruar si zonën urbane ashtu edhe zonat rurale aty pranë. Më pas kafshët e vrara varroseshin aty pranë për të zvogëluar rrezikun e ndotjes së mëtejshme.
Por me gjithë përpjekjet nuk ishte e mundur të gjendeshin dhe eleminoheshin të gjithë qentë. Ata që arritën të mbijetonin, shpeshherë falë ndihmës së dhënë nga disa prej operatorëve që punonin në aktivitetet e bonifikimit të termocentralit, nisën të formojnë grupe dhe të riprodhohen.
Sot ka me qindra pasardhës të tyre, për të cilët kujdesen disa grupe vullnetare si “CleanFutures Fund”, një organizatë e cila përveç ushqimit për qentë, është përfshirë edhe në dhënien e ndihmës veterinare kur është e nevojshme. Në vitin 2017, Timoti Muso, ekspert në ekologjinë evolucionare në Universitetin e Karolinës së Jugut (SHBA), iu bashkua vullnetarëve për të ofruar ndihmë për qentë e “zonës së përjashtimit”, ku lejohet qëndrimi për periudha të shkurtra kohore.
Ai ka marrë pjesë në 3 misione të ndryshme, duke mbledhur mostra gjaku nga 300 qen endacakë së bashku me kolegët e tij. Ata u goditën nga distanca me një qetësues para marrjes së mostrave për të zvogëluar rreziqet (sepse disa qen janë ndonjëherë agresivë).
Muso dhe kolegët kryen më pas analiza të ADN-së nga mostrat e gjakut të marra. Analiza gjenetike ka bërë të mundur identifikimin e 15 grupeve familjare, disa me një numër të madh qensh dhe të tjerë me pak anëtarë që jetojnë në territore më të vogla. Me kalimin e kohës, janë publikuar studime mbi mutacionet e mundshme gjenetike të shkaktuara nga rrezatimi teklloje të veçanta kafshësh, si mizat e frutave ose dallëndyshet që jetojnë pranë termocentralit, por rezultatet janë ende të debatueshme.
Një kuptim më i mirë i efekteve të rrezatimit, por edhe në lidhje me kohën e ekspozimit, mund të jetë i dobishëm për vlerësimin e rreziqeve të atyre që punojnë në mjedise me nivele rrezatimi më të larta se zakonisht, apo për ata që duhet t’i nënshtrohen shpesh testeve diagnostikuese si p.sh rrezet dhe skanimet CT.
Megjithatë, duke pasur parasysh variablat e shumta, nuk do të jetë e lehtë të gjurmohenmutacionet gjenetike si pasojë e rrezatimit,. Duke jetuar në grupe të izoluara, pasardhësit e qenve të braktisur në vitin 1986, janë shpesh rezultat i riprodhimit midis ekzemplarëve të lidhur ngushtë (endogamia), një rrethanë që e redukton shumëllojshmërinë gjenetike të tëporsalindurve, dhe që mund të çojë në mutacione pavarësisht nga rrezatimi dhe kushteve të tjera mjedisore.
Grupi hulumtues do të përpiqet t’i kapërcejë këto vështirësi duke krahasuar trashëgiminë gjenetike të qenve endacakë me ato të racave më të afërta me ta, të cilat gjithmonë mund të rindërtohen duke u nisur nga analiza e ADN-së. Pavarësisht ndalimit, rreth 200 njerëz jetojnë ende në zonën e “përjashtimit”, të shpërndarë në një duzinë qytetesh të vogla dhe në Çernobil. Ata janë kryesisht të moshuar që refuzuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vitin 1986 ose që u rikthyen pak kohë më vonë, duke dashur të vazhdonin të jetonin atje./Bota.al
Farksion.com