AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk ka kërkesë për mocion për raportin e DASH”, Balla -opozitës: U mbars mali, polli një mi!

Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se opozita nuk ka dorëzuar një kërkesë me shkrim për mocion me debat për raportin e publikuar së fundmi nga DASH, për vendin tonë.

Balla tha se mazhoranca është e gatshme ta bëjë këtë, por kur të ketë një shkresë dhe kërkesë për këtë.

Por deputeti Luçiano Boçi ka replikuar duke thënë se kërkesa është bërë konform rregullores.

Ka reflektim nga propozuesit që mesa duket bëjnë pjesë në grupin e non-gratave dhe fakti që kanë përjashtuar nga firmat non-gratan, tregon reflektim dhe kuvendi duhet ta vlerësojë dhe ta shqyrtojë.

 

Nuk jemi para një kërkese për mocion me debat. Ka kërkesë për të përfshijë në rend dite diçka që nuk ekziston, ndaj nëse ju ka çuar nëna me la gojën, ok, por nëse doni mocion me debat për gjetjet e DASH, ne jemi gati. Të përcaktojmë kohën sepse dhe ne kemi shumë kohë që presim të flasim për gjumë gjetje nga DASH. Ne nuk hezitojmë, por ama nuk bëhet fjalë për votim, se s’kemi ca votojmë, këtu nuk ka ardhur kërkesë për mocion me debat. U mbars mali për çështjen e McGonigal, por në fund polli një mi, se në fund të mocionit me debat ngelëm vetëm ne, se ju ikët. Duhet të zhvillojmë një debat edhe për çështjen e integrimit, por këto nuk prekin punën normale të kuvendit, që sot ka një sërë çështjesh për të diskutuar dhe votuar.

Zoti Boçi, hiri nuk ka numër shumës, është sasi dhe nuk ka numër shumë edhe nuk ju takon ju ta bëni këtë… Dhe në fund dua të uroj agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, edhe për ne ta shohim këtë muaj si muaj reflektimi për të qenë më shumë herë se bashku dhe për të reflektojmë për të bërë punë më të mira”, tha Balla.

Pas fjalës dhe ironisë së Ballës, deputeti Boçi nuk ia ka vonuar përgjigjen.

“Mos spekuloni, ja kërkesa jonë për interpelancë. Drejtësia në alarm! Me vjen keq për njohuritë e munguara të zotit Balla. Duhet të keni njohuri dhe për inceneratoët, që nxjerrin disa lloj hiresh. Hiret e inceneratorët janë dhe ato që produktohen dhe ato që dalin përmes oxhaqeve në ajër. rri i qetë për njëjësit dhe shumësit e gjuhës. Kërkesa jonë për mocion me debat ja ku është e depozituar. Mos spekuloni. Gjetjet e raportit t’i lexoj, ndaj duhet të ishim në alarm. Presioni politik frikësimi, burimet e kufizuara e pengojnë drejtësinë. Është ndezur alarmi për drejtësinë”, u shpreh ai.

 

Fraksion.com