“Shqiptarët përmbysën komunizmin 32 vite më parë”, Berisha: Isha i frymëzuar nga Regan, për antikomunizmin e tij
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar sot 22 marsin e 1992-it, ditën kur Partia Demokratike erdhi në fuqi në pushtet.
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Doktrina e së djathtës” se në atë datë u shemb sistemi komunist.
“Kjo konferencë zhvillohet në një ditë të veçantë. Bektashinjtë shqiptarë kremtojnë sot Sulltan Novruzin. Unë e shfrytëzoj këtë rast për të shprehur nderimin tim më të madh për bektashinjtë shqiptarë, të cilët kanë qenë bastion i vërtetë i shqiptarizmit, por në teqetë e tyre, por edhe i gjuhës dhe edukimit, në kohën kur shqiptarët nuk kishin shkolla. Uroj kjo ditë që të frymëzojë shqiptarët që Sulltan Novruzin tjetër ta kremtojmë më mirë. Gjithashtu nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit. Qindra-mijëra besimtarë myslimanë i përkushtohen sakrificës, të mirës. Nderojnë dhe lartësojnë veten.
Duke i përgëzuar ata, i lutem zotit të pranojë sakrificën. Sot është gjithashtu 22 marsi, dita kur shqiptarët 32 vite më parë, kurorëzuan revolucionin demokratik të viteve ’90, përmbysën sistemin komunist, më stalinist të Europës, më të egër, më barbar. Diktatori i vetëm që do krahasohej me Adolf Hitlerin. E vërteta është se Enver Hoxha, pas luftës zbatoi në Shqipëri, metoda shtypëse terrori që asnjë diktator tjetër nuk ia lejoi vetes. Infanticidi, hiperkolektivizmi ekstrem, e me radhë. U ndala në këtë moment, sepse 31 vite më parë, nuk ka pasur një shoqëri më të degraduar, më të rraskapitur, më të mjeruar sesa shoqëria shqiptare.
Hiperkolektivizmi ekstrem kishte vendosur shumicën e shqiptarëve në regjimin e një urie kronike. Izolimi total kishte vendosur shumicën e shqiptarëve ndër një indoktrinim të pashembullt të një vendi tjetër.
Lufta e egër e klasave, kasaphana e saj, kishte krijuar në Shqipëri klimën më të frikshme, më të rëndë. Karl Jaspers, një intelektual i madh dhe filozof gjerman, që u mor me studimin e nazizmit dhe qëndrimin e shoqërisë gjermane ndaj nazizmit, i shërbeu kombit gjerman me veprat e tij.
Njëra prej të cilave ishte ‘Faji gjerman’. Në aspektin e shtypjes, Jaspers thotë: Gjatë luftës, gjatë sundimit të Hitlerit, të mendoje të kundërshtoje, do të thotë të hapje varrin tënd. E vërteta është se pak a shumë e njëjta ishte gjatë paqes gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.
Cila ishte hapësira dhe krahësimi që i bënë Hoxhës? Për opozitën Enver Hoxha ngjahësonte shumë me Hitlerin. Shqipëria doli në vitin 91, kjo ishte shoqëria shqiptare. Grupi që erdhi në pushtet në 92-in, në kushte të vështira ka një meritë arsyet e së cilës duhet t’i studiojnë politologët. Isha i frymëzuar nga Regan, për antikomunizmin e tij. Ai ishte burrë vigan. Ai përdori fuqinë e vendit të tij për të shërbërë dhe ndihmuar ata që luftonin kundër komunizmit. PD sot është në momente të vështira. Por brenda 1 viti bëri pronare shumë familje shqiptare të apartamenteve të tyre. Në asnjë vend, dhe në vendet më private, një vendim i tillë nuk është marrë ndonjëherë. U përpoq me tokën, që për fat të keq shkelën të drejtat e pronarëve. ”, tha Berisha.
Fraksion.com