Life StyleTë fundit

Puthje në buzë, deklarata të forta dhe fjalori banal, mbrëmja e Olta Gixharit në suitë bëhet virale

Olta dhe Kiara janë “kokë më kokë” në nominim dhe njëra prej tyre pritet që të dalë ditën e shtunë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Megjithatë, Luizi ka deklaruar se nëse largohet Kiara, bashkë me të do ikë dhe ai. Kjo gjë ka ngjallur pakënaqësi tek Olta, e cila e ka shprehur këtë gjë disa herë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Teksa ishte në suitë bashkë me Dean, e ndikuar pak edhe nga alkool-i që kishte konsumuar, aktorja shpërtheu kundër këngëtarit, duke përdorur dhe fjalë banale.

“Ça tr*pin ke ti? Ça dreqin ke ti? Do lë unë lojën thotë se do ikë Kiara. Ore idiot je ti që të lësh lojën. Nëse ai vazhdon kështu ka shumë mundësi, ja për këto dy sy, se nuk bëj kurrë be për djalin, do e lë unë lojën. Na mërziti shumë”– deklaroi ajo.

Në një moment teksa qëndronte në suitë me Dean, kjo e fundit i puthi këmbën Oltës, ndërsa aktorja e puthi në buzë. Pranë tyre ishte dhe Keisi, e cila i tha: “Duhet të iki unë tani”, por vajzat e kaluan me të qeshur.

Më pas, teksa komentonin deklaratat e Luizit se do të linte shtëpinë, Olta tha se janë në një garë dhe s’ka pse bën paralajmërime të tilla.

“Le të rrijë me Kiarën tani se na çau b****. Na mërizti tani, Kiara Kiara. Tani jemi në një garë, çfarë ke që bën kështu? Okej rri se dal unë se nuk më plas fare, iki në Bali aty e s’më plas fare”, tha Olta.

 

Fraksion.com