Life StyleTë fundit

“Do të fikë dritat e kësaj shpie”, Arbër Hajdari: Nuk jam dakord që Luizi betohet se do iki po u largua Kiara

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake UP”, opinionisti i BBV2 Arbër Hajdari ka shprehur se në edicionin e parë i BBV është ndjerë më mirë përsa i përket lojës që është bërë, kurse këtë vit shikon një lojë më individualiste sesa vjet.

Ai foli edhe në lidhje me deklaratën e Luizit “që do të largohet nga shtëpia nëse do të eleminohet Kiara”.

“Shfaqi një strategji të re, në një farë forme edhe aggresive si lojë, gjë që ka ftuar edhe banorët e tjerë të përshtaten.

Këtë vit banorët bëjnë një lojë më individuale.

Nuk jam dakord me deklaratat ekstreme, Luizi duhet të shihte se si e sheh publikun në këtë televotim. Është po i njëjtti Luizi që para dy javësh thoshte që unë do të fikë dritat e kësaj shpie.

Mendoj që Luizi u kujtua shumë vonë që të bëjë fushatë për Kiarën”, tha opinionisti Hajdari.

Fraksion.com