Life StyleTë fundit

Luizi betohet keq për vendimin që ka marrë: ‘Për kokë të 3 mbesave të shtunën do dal nga shtëpia’!

Dalja e Kiarës “kokë më kokë” në nominim me Oltën, ka vënë Luizin në pozitë të vështirë. Ky i fundit shpesh herë ka përsëritur në shtëpi që nëse Kiara del, ai do largohet bashkë me të.

Luizi shprehet i bindur se të shtunën do të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP nëse del Kiara në përballjen që ka kokë më kokë me Oltën.

Dea: Je i sigurtë me këtë deklaratë?

Luizi: 2 milionë përqind, ore për kokë të 3 mbesave, të shtunën dal jashtë. A ha shqip a jo, të zë kokën e tyre për një lojë?

Dea: Pse duhet ta sakrifikosh dhe veten për Kiarën?

Luizi: Sepse është e kotë të rri nëse të gjithë fansat e mi, dhe të Kiarës dhe ata që na suportojnë si çift nuk e mundim dot Oltën. Kur s’ja dal vet i dyti, si do ja dal vetë?

Dea: Po të them ta mendosh mirë.

 

Fraksion.com