Life StyleTë fundit

“Jam çuditur nga loja e Oltës”, Elvisi: S’ka nevojë ta çojë veten në atë lloj loje

Elvisi dhe Lorenci për herë të dytë komentuan lojën e Oltës në shtëpi. Elvisi tha se nuk e kupton pse Olta luan në këtë mënyrë, pasi sipas tij, ajo tjetër njeri është aty brenda dhe tjetër njeri është jashtë.

Ai shtoi se Olta është vajzë me kapacitet, e zgjuar dhe shumë e fortë dhe sipas tij, nuk ka pse e luan lojën në këtë lloj forme. Duke folur me Lorencin, Elvisi tha se sjellja e një banori brenda në shtëpi, perceptohet ndryshe nga publiku jashtë.

Elvisi shtoi se ai ka 25 vite në këtë biznes dhe se e ka kuptuar shumë mirë se çfarë do të shohë publiku shqiptar, për këtë arsye, ai përshtatet me preferencat e publikut.

Sipas tij, nëse Olta del, nuk e penalizon askush përveç lojës së vet.

 

Fraksion.com